Aktualitet

October 24, 2024 | 7:10

Letra e qytetares në redaksi, “Burri më ka vënë kushte, në qoftë se nuk vjen mamaja ime të jetojë me ne, ndahemi!” / Po ju si do të vepronit?

Përshëndetje Revista Psikologjia, ju lutem dua mendimin e ndjekësve tuaj. Jam nënë e dy fëmijëve binjakë 10-muajsh, por që kam mbetur e vetme me fëmijët. Burri më ka vënë kushte, n.q.s nuk vjen mamaja ime të jetojë me ne, ndahemi!

vjehrr

Ajo ka shtëpinë e saj do të vijë të jetojë me ne. Kur lindën fëmijët, ishin 3 muajsh, dhe na ka futur në një sherr të madh me burrin. Sa ishte ajo në shtëpi nuk gjetëm paqe. Burri më thotë: “Po nuk më deshe nënë, mos më duaj as mua!”.  A është e drejtë kjo?
Ai e shikon me lekë nënën çdo muaj edhe pse ajo nuk është aq e moshuar por nuk punon. Ka që 39 vjeçe që nuk punon dhe e mban burri im. Tani është 60 vjeçe. Rri gjithë ditën vetëm shikon telenovela turke dhe pi cigare, as punët e saj që jeton vetëm s’i bën, merr pastruese. Më e keqja është se une sa e mendoj që do vijë të jetojë me ne më kap ankthi.
Kam vendosur të ndahem se burri më ka vendosur kushte. Ju lutem më jepni një mendim!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top