“Kur ju hytë në repartin tonë dhe kam lexuar datën tuaj të lindjes, menjëherë kam vërejtur se jeni vetëm 8 ditë më i madh se babai im dhe së shpejti do të bëheni 91 vjeç. Ditën e dytë, oksigjenimi ishte aq i ulët saqë më duhej të vija një aparaturë me 100% oksigjen (konsideroni që ajo që marrim frymë është 21%).
Ju më shtrënguat dorën dhe më thatë: ‘Doktor, unë kam bërë gjithçka që doja në jetën time jam 90 vjeç më lejo të shkoj’.
Buzëqeshja dhe dinjiteti yt prekën zemrën time aq fort saqë më dukej sikur isha unë ai që i mungonte oksigjeni. Ne luftuam së bashku, unë isha në gjendje t’ju telefonoja dhe tregoja të afërmve tuaj, infermierët u kujdesën për ju, stafi bëri punën e vet me dashuri, pastruesit pastronin gjithmonë dhomën tuaj dhe sot pas 15 ditësh ju nxorëm nga dhoma intensive dhe ju jeni po aq mirë sa më parë… ju filluat të ecni përsëri falë ndihmës së fizioterapistëve tanë dhe së shpejti do t’ju dërgojmë në shtëpi.
Ju na keni falënderuar kaq shumë herë, por e vërteta është se duhet t’ju falënderojmë ne, sepse ju na dhatë shpresën dhe dëshirën për të vazhduar të luftojmë çdo ditë. Ne ju shpëtuam dhe ju na shpëtuat… Dhe ndërsa po të ledhatoja kokën për të të gëzuar, pashë babanë dhe gjyshin tim të dashur duke buzëqeshur… Faleminderit.”
Postimi prekës i mjekut Giuseppe Vallo
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.