Lëvizja është thelbësore për rritjen dhe zhvillimin e mendjes së fëmijëve. Ky është përfundimi i një studimi të Universitetit të Illinois në Shtetet e Bashkuara, i kryer nëpërmjet një rezonance magnetike në trurin e 49 fëmijëve të moshës 9 dhe 10 vjeç, të nënshtruar më parë në një test në tapis roulant.
Studimi u përqendrua në zonën e hipokampos: sa më e madhe të jetë, aq më të mira janë aftësitë konjitive. Me t’u matur dimensionet, studiuesit vunë re se fëmijët më të stërvitur kishin një hipokampo më voluminoze dhe ishin më të zotë në të gjitha testet e memories.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 141
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.