Jo vetëm në 1 ditë! Në një qëndrim simbolik, vajzat e lëvizjes rinore Reago, përçojnë mesazhin e tyre për gruan shqiptare, shembullin e jetës së përditshme të saj.
Një grua nuk është thjesht një grua.
Një grua është aty ku jeta nis dhe përfundon.
Një grua jeton dhjetëra jetë brenda një dite, pa u ankuar, por duke u dhënë trajtë dhe formë çdo pengese e duke zgjidhur çdo problem.
Një grua zgjohet më parë se të gjithë, mendon për të gjithë. Por një grua nuk ka kohë të ankohet, një grua vrapon dhe vrapon drejt ditës dhe jetës.
E pikërisht, për t’u kujtuar e për ta falënderuar, kemi zgjedhur t’i japim kurajë.
Jeta nuk do të kishte kuptim pa ju, pa ne.
Kurajë për forcën e pashtershme, për punën e palodhur, për dashurinë e pakufi. Nënë, grua, bashkëshorte, motër, bijë. E dikujt, e secilit prej nesh. Mos harro kurrë se fillimisht jemi dikushi. Jemi njerëz. Dhe gruaja është forca që mban gjallë njerëzimin.
Faleminderit, jo vetëm në 1 ditë!
Gëzoni për jetën, çdo ditë, jo vetëm në 8 Mars!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.