Shumë prej njerëzve që kanë fatin e madh të jenë prindër , i japin shumë rëndësi leximit të përrallave dhe librave për fëmijë. Në fakt leximi i librave në mbrëmje, para se fëmijët të flenë, është një ritual shumë i këndshëm për fëmijët.
Është vërtetuar tashmë, se njerëzit që lexojnë, kanë inteligjencë më të zhvilluar. Por ky ritual, duhet të vazhdojë edhe pas moshës së fëmijërisë. Prindërit duhet të përfshihen në leximin me zë të lartë, të integrojnë një dietë me vaj ulliri e peshk dhe t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollë në moshën parashkollore për t’u zhvilluar atyre inteligjencën.
Ky është rezultati i një studimi, që synon objektivin më ambicioz për të kuptuar natyrën e inteligjencës, e cila mund të zhvillohet në çdo fazë të zhvillimit të njeriut, kryesisht në fëmijëri, kur hidhen hapat e parë të leximit dhe të informimit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.