Njerëz. Ngjarje. Jeta e përditshme. Ja se si kjo e moshuar në kontrast me kaosin e kryeqytetit ndërton përmes leximit, strehën e mjerimeve të jetës.
“Filozofia që përcjell kjo foto vlen shumë më tepër se reforma në drejtësi, vlen njëmijë herë më shumë se të gjitha fjalimet që mbajnë udhëheqësit politikë të enjten në parlament apo gjatë gjithë javës nëpër tribuna të ndryshme. U emocionova aq shumë kur e pashë këtë nënë që ulur mbi një gur, me katër-pesë duar barishte përpara, po lexonte një libër. Ju afrova dhe i kërkova leje ta fotografoj. Ajo më tha: Jo të keqen nana, se ju na i qitni në internet fotografitë e masanej vinë policat e s’na lanë me shit. Kur e pyeta se çfarë libri po lexonte, ajo m’u përgjigj me një afshamë dhimbje që i doli nga thellësia e shpirtit: E ka shkruar im bir që jeton tash 15 vite në Kanada… Më la pa fjalë, doja t’ia blija gjithë barishtet që kishte shtruar mbi trotuar, por për fat të keq isha nisur për një takim dhe koha s’ishte me mua… shpresoj ta shoh prapë dhe t’ia blej atë metër katror me barishte në trotuarin pronë e pushtetit dhe jo e publikut” , shkruan Bislim Ahmetaj, i cili ka publikuar foton në profilin e tij në Facebook.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.