Një libër me shumë figura, i realizuar për të tërhequr vëmendjen e fëmijëve, mund ta bëjë edhe më të vështirë procesin e të mësuarit. Kërkimi i bërë në Universitetin e Ohajos është publikuar në Journal of Educational Psychology. Shkencëtarët kanë zbuluar se për fëmijët nga mosha 6-8 vjeç ishte më e lehtë të kuptonin një grafik të thjeshtë me një ngjyrë, sesa një grafik me shumë figura, si këpucë apo lule. Jennifer Kaminski, drejtuesi i grupit të shkencëtarëve, shpjegon se “Diagramet me imazhe mund të jenë vizualisht më tërheqëse në krahasim me ato pa figura, por megjithatë nuk garantojnë se vëmendja e fëmijëve fokusohet tek informacionet që ata kanë nevojë të marrin. Përkundrazi, i përqendrojnë ata tek elementët sipërfaqësorë”. Sipas studiuesve, këto përfundime përveç grafikëve dhe matematikës ku janë fokusuar, do të aplikohen edhe në lëndët e tjera.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.