Këshilla & Arsye

April 28, 2016 | 19:22

Libri / Çoroditja e botës

libriBota po shkon drejt një çoroditjeje më të madhe, dhe në disa fusha njëherësh – çoroditje intelektuale, çoroditje financiare, çoroditje klimatike, çoroditje gjeopolitike, çoroditje etike.

Vërtet që herë pas here ndodhin ngjarje të papritshme të dobishme; atëherë fillojmë të besojmë se njerëzit, kur ndodhen në qorrsokak, nga e keqja, si për mrekulli, e gjejnë rrugëdaljen. Por, sakaq, ja ku ndodhin turbullira të tjera, që zbulojnë shtysa njerëzore krejt të ndryshme, më të errëta, më të njohura, dhe njeriu nis të pyesë veten nëse lloji njerëzor nuk ka arritur, në njëfarë mënyre, pragun e paaftësisë morale, nëse ecën gjithnjë përpara apo është duke nisur një lëvizje së prapi, që kërcënon të vërë përsëri në dyshim gjithë sa janë përpjekur të ndërtojnë brezat e mëparshëm.

Për Amin Maalouf-in, ky çrregullim i botës më shumë se me “një ndeshje të qytetërimeve”, ka të bëjë me shterjen e njëhershme të qytetërimeve, ose më mirë të themi, të dy prej tyre, që përfaqësohen nga perëndimi dhe nga bota arabe. I pari për shkak se s’i qëndron besnik vlerave të veta, e dyta, sepse prej kohe ka hyrë në një qorrsokak.

Amin Maalouf (1949), shkrimtar me origjinë libaneze, i cili si rezultat i luftës civile në liban, që nga viti 1975 jeton në Francë. Ndonëse gjuha e tij amtare është arabishtja, që nga ajo kohë Maalouf shkruan në frëngjisht. Vepra e tij është përkthyer në mjaft gjuhë. Në vitin 1993, u shpall fitues i çmimit Goncourt, çmimit letrar më me emër në Francë. Në vitin 2010, fitoi çmimin tjetër prestigjioz, çmimi i Princit të Asturias për letërsinë, të fituar një vit më parë nga Ismail Kadare. Në shqip janë përkthyer më parë dy prej veprave të tij, romani “Samarkanda” dhe eseja “Identitete vrastare”.

Titulli: Çoroditja e botës

Autori: Amin Maalof

Gjinia: Roman

Shqipëroi: Donika Omari

Shtëpia Botuese: IDK / LINUS

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top