DETYRA IME MBARON ME JETËN TIME – autor SOTIR GJIKA
Ky libër plotëson një mungesë të madhe të deritanishme në lidhje me një figurë të rëndësishme në fushën e gazetarisë dhe publicistikës shqiptare dhe njëkohësisht përbën edhe një reflektim jo të vogël për gazetarët e gazetarisë së shkruar, për studiuesit dhe historianët e shtypit. Libri edhe pse nuk merr përsipër të pasqyrojë gjithë veprimtarinë e Sotir Gjikës, prapëseprapë është një dorakak i vyer për të njohur një nga penat më të rëndësishme dhe më cilësore të publicistikës shqiptare. Për më tepër ky vëllim përbën edhe një pasuri të vyer dokumentare e cila na vjen përmes kronikave dhe shkrimeve të ndryshme të cilat përcjellin aspekte të ndryshme të çështjes shqiptare të kohës, lidhur me personalitete e figura me rëndësi të botës shqiptare, për të cilët krijohet një opinion konkret i dokumentuar përmes fakteve të artikuluara nga “terreni” nga Sotir Gjika.
KASTRIOT MARKU
Shtëpia botuese: Omsca
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.