Këshilla & Arsye

March 29, 2016 | 12:09

Libri/ Dritat në shtëpitë e të tjerëve

1Një rrëfim plot ndjenjë i kalvarit të jetës, në dukje banale, të banorëve të një pallati, që arrijnë të çelin baulen e të vërtetave të tyre para një vogëlusheje jetime.

Maria, administratorja e një pallati të vogël e të zakonshëm humb jetën në një aksident. Ajo lë pas një vajzë të vogël, Mandorlën, dhe një letër, në të cilën rrëfen se i ati i vajzës jeton në ndërtesën që ajo administron. Të gjithë burrat e ndërtesës gjenden kështu nën akuzë, por askush nuk pranon të jetë babai i vajzës dhe as t’i nënshtrohet testit të ADN-së. Për pasojë, familjet e ndërtesës vendosin ta rrisin vajzën së bashku, me radhë. Kështu, Mandorla do të rritet me shumë prindër dhe do të udhëtojë nga zhgënjimet e para të fëmijërisë deri te dashuritë e adoleshencës. Falë saj, lexuesi do të hedhë një sy pas perdeve të këtyre shtëpive dhe do të zbulojë se familja përmban një alkimi të papërcaktueshme elementesh: ata që e kanë, rrezikojnë ta shkatërrojnë; ata që s’e kanë, e shohin si të vetmen rrugë drejt lumturisë. Chiara Gamberale ka krijuar një roman ku arketipat tradicionalë përzihen me dramat bashkëkohore, ku e vërteta dhe e rremja shkëmbehen dhe i japin jetë një zëri origjinal dhe të paharrueshëm që na udhëheq drejt një fundi befasues.

Titulli: Dritat në shtëpitë e të tjerëve

Autore: Chiara Gamberela

Shqipëroi: Beti Njuma

Gjinia: Roman

Shtëpia Botuese PEGI

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top