“E bukura e të zotit”, një roman marramendës që arrin të prekë skajet më të fshehta të shpirtit njerëzor, duke analizuar dhe përshkruar marrëzinë në format e saj më të larmishme, na lë një shije të hidhur, por njëkohësisht dhe hapësirë për reflektim. Gjatë leximit, secili prej nesh zbulon me mënyrën e tij, kënaqësinë e të besuarit në atë çka lexon, përjetimin e pasionit të dashurisë të Solalit dhe Arianës. Dhe kjo kënaqësi kthehet në nevojë pothuajse organike, sepse tek “E bukura e të zotit” ndien frymën, dinamikën e shkrimit, forcën që shtyn personazhet në monologë të gjatë, duke mos respektuar rregullat konvencionale të drejtshkrimit. Dhe në këtë pikë, lexuesi përfshihet brenda një vorbulle idesh, ndjenjash, përshkrimesh, të cilën mund ta dominojë vetëm nëpërmjet frymëmarrjes së tij. “E bukura e të zotit” e Albert Cohen-it, është një vepër që thyen krenaritë e rreme, por edhe mitin e pasionit për dashurinë, është një sulm plot ironi të pamëshirshme ndaj institucioneve ndërkombëtare, por mbi të gjitha një himn kushtuar letërsisë.
Titulli: E bukura e të zotit
Autori: Albert Cohen
Gjinia: Roman
Shqipëroi: Amantia Kapo
Shtëpia Botuese TOENA
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.