Romani “Gruaja e Shiut” është një arritje e shkrimtarit Bashkim Hoxha dhe padyshim një nga kulmet e krijimtarisë letrare të tij. Që në fillim të romanit autori na vë përballë dilemës se kush është me të vërtetë në jetën reale personazhi i poezisë “Gruaja e Shiut”, poezi nga më të njohurat në mbarë vendin.
Pretendime të shumta, nga personazhe të shumta! Po shkrimtari i arratisur na jep ndonjë përgjigje për këtë!? Personazhe të krijuara, emra realë, protagonistë të përfaqësuar nga iniciale janë të ndërthurur aq mjeshtërisht me njeri-tjetrin, saqë na sjellin pranë një bote aq afër reales, e cila e çon lexuesin deri në një fantazi të shfrenuar!
Titulli: Gruaja e shiut
Autor: Bashkim Hoxha
Gjinia: Roman
Shtëpia Botuese: OMSCA 1
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.