Këshilla & Arsye

May 9, 2016 | 7:00

LIBRI / Homo Antarcticus

Poezitë e Lleshanakut notojnë në imagjinatë, detaj pas detaji, duke na dhënë një hartë të lëvizjes së njeriut herë në drejtim të vetes e herë në drejtim të tjetrit. Janë tridhjetë poezi, që duken si një poemë e vetme. Madje, si një thirrje, që të paktën, të dimë të themi… një fjalë! Është ky përcaktimi që kritiku shqiptar Agim Baçi jep pas analizës së poezive.

… “Poezitë e Lleshanakut janë ngacmuese dhe vizionare” vlerëson American Poets, në vjeshtën e vitit 2010, në nr. 39 të saj. Ndërsa për Christopher Merrill, NPR, “Këto poezi, këto skica të mistershme si në kllapi, shohin shumë më larg nga ç’mund të imagjinojmë ne…”.

“Homo Antarcticus” është libri më i ri i poetes Luljeta Lleshanaku. Poezitë e saj prej vitesh kanë gjetur lexues jashtë kufinjve shqiptarë. Shtëpia Botuese New Directions e ka vlerësuar penën e poetes shqiptare nën përcaktimin vijues. “Tek “Fëmijët e natyrës”, me poezitë e saj të fuqishme, Lleshanaku zbulon të shkuarën e vendit të saj. Ajo i risjell këto gjurmë në lidhje me veten dhe familjen, dhe zbulon se si këto ngjarje ndërhyjnë dhe ndikojnë kujtimet e saj të fëmijërisë dhe gjithë rirrëfimin e historisë. Dhimbja, vdekja, burgosjet dhe dëshira, janë disa nga temat që jehojnë thellë në poezitë e bukura të Lleshanakut, poezi që Peter Constantine i ka quajtur “klasiket bashkëkohore të letërsisë botërore”.

Titulli: Homo Antarcticus

Autor: Luljeta Lleshanaku

Gjinia: Poezi

Shtëpia Botuese: OMBRA GVB

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top