A ka një personalitet politik më misterioz dhe më të veçantë sesa Silvio Berluskoni në këto dekada? Vështirë të gjesh një të tillë. Arrogant, batutaxhi, qejfli femrash, i thjeshtë, i shkathët, praktik, kavalieri i rrëfehet gazetarit amerikan Alan Friedman, ashtu siç ai di: E gjithë jeta në biznes dhe politikë; ngritja e perandorisë mediatike, fitorja në politikë dhe raportet e Bushin, Merkelin, Sarkozin dhe deri te tangjentet apo kalvarin gjyqësor.
Titulli: Jeta ime: Berluskoni i rrëfehet Fridmanit
Autor: Alan Friedman
Gjinia: Publicistikë (Biografi)
Shtëpia Botuese: UEGEN
Alan Friedman, gazetar amerikan, që ka zgjedhur të jetojë në Itali, ka qenë korrespondent i “Financial Times”, kryeredaktor ekonomik i “International Herald Tribune”, editorialist i “Wall Street Journal” dhe analist i “Vanity Fair”. Sot është editorialist i “Corriere della Sera”. Katër herë fitues i “British Press Award, është producent dhe drejtues i programeve të shumta në Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe Itali ku ka punuar për Rai, Sky, TG24 dhe LA7.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.