Këshilla & Arsye

December 11, 2015 | 9:14

Libri/ Këtu flasin të mëdhenjtë

libriRegjisori dhe gazetari Xhelil Aliu ka sjellë për publikun dy veprat e tij, nën titullin “Këtu flasin të mëdhenjtë”. Një nga zërat ikonë të Radio Tiranës ka zbardhur bisedat me 34 aktorë të mëdhenj shqiptarë, të cilat do të mund t’i shërbejnë si leksione çdo të riu që synon botën e aktrimit. Nga 34 aktorët që janë pjesë e dy vëllimeve, vetëm dy prej tyre janë ende gjallë sot.

Në ceremoninë e promovimit, vetë autori Xhelil Aliu ka shprehur keqardhje për vështirësitë me të cilat ndeshen artistët sot.

“Këta artistë u bënë të mëdhenj falë punës së tyre, por edhe falë atmosferës së krijuar nga shteti. Ata nuk i bëri të mëdhenj politika, por puna dhe terreni i krijuar. Edhe sot ka shumë talente, të cilët kanë nevojë për terren për t’u zhvilluar. Sot artistët përpëliten të gjejnë ndonjë projekt, të venë në skenë ndonjë shfaqje me sa më pak aktorë, që të mund të kursejnë ndonjë lek. Kjo është shumë e dhimbshme për artistët, të cilët kanë nevojë për më shumë përkrahje nga publiku. Pa këtë përkrahje, ai merr fund shpejt”, është shprehur autori i librit në fjalën e rastit, të cituar në gazetën “Panorama”.

Dy libra me biseda e intervista autentike të kolosëve të aktrimit dhe regjisorë në Shqipëri. Fakte interesante nga jeta e tyre dhe historia e Teatrit Shqiptar, leksione brilante për studentët, përvojë e mrekullueshme për pedagogë, aktorë e regjisorë të teatrit dhe të filmit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top