Një histori prekëse dhe frymëzuese e vendosur në Birmani, e cila zbulon një dashuri të mbushur me vështirësi dhe pasion, që do t’ju rikthejë besimin te fuqia e dashurisë për të lëvizur malet.
Një avokate e re, e bija e një bukurosheje amerikane dhe e një avokati të famshëm, rreket të gjejë babanë e saj me origjinë birmane, i cili është zhdukur pa lënë gjurmë katër vjet më parë. Ajo ka lexuar një letër dashurie të tij, drejtuar një gruaje të panjohur dhe tani është në kërkim të shpjegimeve të duhura. Ndërkohë që kërkon shpagim, befasisht dhe gradualisht do të njihet me një fëmijëri të vuajtur, përtej asaj që mund të përfytyronte, me një
durim të rrallë e me aftësi të pabesueshme të të atit, e mbi të gjitha me një dashuri të dëlirë e të sinqertë, si ato që mund të lindin vetëm mes njerëzve që nuk kanë asgjë për të humbur.
Autori ka krijuar me shumë mjeshtëri një sërë personazhesh që nuk gjykojnë e nuk kushtëzohen nga drobitja e pashmangshme e kohës dhe e jetës. Personazhe të aftë të përballen, në mënyrë pothuajse lozonjare, me të dukshmen e të padukshmen, me shëndetin e sëmundjen dhe me çka etiketohet përgjithësisht si e mirë apo e keqe. Ky rrëfim nuk është vetëm për lidhjet e pacenueshme të dashurisë, por edhe për dhuntinë e jashtëzakonshme për ta pranuar e dashur tjetrin pa kushte e pa kohë.
Titulli: Në gjurmët e një përralle
Autore: Jan-Philipp Sendker
Shqipëroi: Afrim Koçi
Gjinia: Roman
Shtëpia botuese: PEGI
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.