Këshilla & Arsye

January 12, 2016 | 10:11

Libri/ Një bashkëshort si shpirt

12512086_10208207838944348_1278866418_nA ju ka ndodhur ndonjëherë, gjatë pushimit të drekës, të nxitoni për të mbaruar një punë dhe, fare rastësisht, të shihni bashkëshortin tuaj të ulur në një tryezë restoranti në shoqërinë e një flokëverdhe, ndërsa mendonit se ndodhej në zyrën e tij, i përkulur mbi letra? Jo? E pra, Albertës i ndodhi. Dhe në mendjen e saj prej bashkëshorteje besimplotë, ngjallet një dyshim i tmerrshëm. Papritur, të gjitha siguritë e martesës së saj u shkrinë nën rrezet e pamëshirshme të qartësisë. E mësuar ngaherë të ndihej e shpërfillur, sidomos nga seksi tjetër, një ditë kishte takuar atë burrë shumë të pashëm, i cili, në mënyrë të pabesueshme, e kishte vënë re dhe i ishte vardisur si një kavalier i qëmotshëm, derisa u martua me të. Por tani, pa e kuptuar, Alberta është bërë e parëndësishme edhe për të…

Dikush ka thënë se yjet janë engjëj mbrojtës dhe se zbresin në Tokë kur kemi nevojë për ndihmën e tyre. Alberta pa një yll që u këput dhe e gënjeu mendja se ishte ogur i mirë. Ndonjëherë, edhe shenjat e qiellit mund të të gënjejnë. Ose, ndoshta, gabimi është në sytë e atij që e shikon.

Titulli: Një bashkëshort si shpirt

Autore: Sveva Casati Modignani

Gjinia: Roman

Përktheu: Adrian Beshaj

Redaktor: Sejdin Cekani

Nr. faqe: 124

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top