Lara Xhejni i mban letrat e dashurisë në kutinë e kapelave që i ka lënë e ëma. Nuk janë letra dashurie që i kanë shkruar të tjerët asaj, po letrat që ka shkruar vetë. Një për secilin djalë që ka dashur. Kur i shkruan, derdh në to gjithë shpirtin dhe thotë gjëra që nuk do t’i thoshte kurrë me gojë, sepse ato letra i ka vetëm për vete. Deri ditën kur letrat e fshehta dërgohen me postë dhe Lara Xhejnit i del jeta e vet jashtë kontrollit. “Personaliteti i Lara Xhejnit – e ndrojtur, paksa e ngathët, emocionale dhe plotësisht naive kur bëhet fjalë për djemtë – i jep kësaj historie prekëse individualitet dhe veçanti” e përkufizon Publishers Weekly romanin e Jenny-it. Ndërsa sipas Kirkus Reviews ky libër është një eksplorim tepër i arrirë i moshës së adoleshencës dhe dashurive të rinisë.
Titulli: Për gjithë djemtë që kam dashur më parë
Autore: Jenny Han
Shqipëroi: Taulant Hatia
Gjinia: Roman
Shtëpia Botuese: BOTA SHQIPTARE
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.