Një hacker-e gjeniale, që përherë ka qëndruar në hije. Një gazetar me një prirje të theksuar ndaj rrezikut. Ajo është Lizbetë Salanderi, vajza me një tatuazh dragoi. Ai është Mikael Blomkvisti, kryeredaktori së famshmes revistë investigative Millenium. Një natë, Blomkvisti merr një telefonatë nga një burim që pretendon të ketë marrë informacione vitale për SHBA-të nga një vajzë e re hacker. Blomkvisti, si gjithnjë në kërkim historish të reja, i kërkon ndihmë Salanderit. Ajo nga ana tjetër ka planet e veta. E kështu, së bashku përfshihen në një botë të nëndheshme e të egër spiunësh, kriminelësh kibernetikë dhe punonjësish të qeverisë, disa prej të cilëve të gatshëm dhe të vrasin për të ruajtur sekretet e tyre.
“Salanderi dhe Blomkvisti janë të parezistueshëm si gjithmonë. Fansat e çiftit të çuditshëm e joshës të romaneve modernë të verdhë të Stieg Larsson-it, nuk do t’ju zhgënjejnë.
-Michiko Kakutani, The New York Times
Vajza në rrjetën e merimangës
Autor: David Lagercrantz
Gjinia: Roman
Shqipëroi: Adrian Beshaj
Shtëpia Botuese DUDAJ
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.