Këshilla & Arsye

March 1, 2016 | 10:11

Libri/ Zemër me kockë

164 poezi… nuk janë pak për të përvjelë brendësinë rebele dhe jo vetëm të gjendjes së autores. Mes imagjinatës dhe aktuales, përditshmërisë që shoqëron jetën e Anxhela Pezës, vijnë të përzgjedhura në vargje, ndjesi e emocione. Ajo thotë: “…ndihem mirë me këtë pasion timin që më mbush dhe më zbraz njëkohësisht. Është kaq bukuri mbushëse kur krijon diçka nga fillimi në fund, dhe quhet, krijesa jote!”. Anxhela R. Peza është poete, shkrimtare dhe psikologe. Tashmë është bërë një nga figurat më të njohura në rolin e këshillueses mediatike në psikologji. Gjithashtu me gjuhë mbresëlënëse i kushton një vëmendje dhe lexuesve e tematikave të pafundme në revistën “Psikologjia”. Anxhela R. Peza është autore e librave me poezi “Verbëri Kotësie”, 2009, dhe “Zemër me Kockë” 2013.

Titulli: Zemër me kockë

Autor: Anxhela R. Peza

Gjinia: Poezi

Shtëpia Botuese: ADA

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top