Si mund ta njohësh dikë që nuk e ke takuar kurrë?… Aksidenti i ka tronditur jetën dhe i ka shkatërruar martesën. Xhojzi Konvei është gjallë falë një transfuzioni të gjakut. Por fenomene të çuditshme fillojnë të ngjasin. Ajo kujtohet për gjëra që nuk i ka jetuar. Mund të flasë me orë të tëra për rrugët dredha-dredha me kalldrëm të Parisit, qytet që nuk e ka vizituar kurrë, ose të trajtojë temën e arkitekturës baroke. Dhe netëve, ajo ëndërron për një vajzë të vogël flokëverdhë. Që atëherë, Xhojzi nuk ka veçse një qëllim: të zbulojë me çdo kusht kush ia ka dhuruar gjakun, me shpresën për të kuptuar atë që po i ndodh. Dhe të gjejë përsëri amerikanin e këndshëm që ka njohur ditën e daljes së saj nga spitali. “Legjendarja Ahern të nxit kureshtjen të mësosh se çfarë i lidh këto dy histori. Klasike” – Company.
Titulli: Faleminderit për kujtimet
Autore: Cecelia Ahern
Shqipëroi: Artian Guskiqi
Shtëpia Botuese: BOTA SHQIPTARE
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.