Një libër midis erotikës dhe sociales, një rikthim në dashurinë e saj që nuk e lë kurrë vetëm, poezia. Prej aty ajo frymon ndjesi që bluhen, ngjis lëmshmin shoqëror që karakterizon përditshmërinë shqiptare, zbut shpirtin me kumtin e brendshëm, e ku mes dashurish zbut urrejtjen.
Askujt të behur befasisht
Ti borë e balsamosur në muzetë e stinëve.
Ti shi i thuktë i zhegut të etur.
Ti drita në terrinën e instinktit.
Ti viktima e astrogenit femëror.
Në trupin asket
Gatuan kryengritje emocionesh,
Që s’ka kush t’i prijë drejt arsyes.
Inteligjenca, edhe nga luftërat virtuale erotike,
E ka tehun e topitur…
Titulli: Ftesë për flirt
Autore: Flutura Açka
Gjinia: Poezi
Shtëpia Botuese: Scanderbeg Books
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.