Ideologjia dhe emocioni, politikja dhe personalja bashkohen për të na dhënë një imazh pështjellues të revoltës globale të individit.
Pakistanezi Çengez po përjeton ëndrrën amerikane të çdo emigranti. Pasi mbaron me rezultate të shkëlqyera në Universitetin e Prinstonit, ai fillon menjëherë punë në një firmë elitare. I magjepsur nga Nju Jorku dhe nga historia e tij romantike me një bukuroshe elegante e pasanike, ai pothuajse po prek me dorë hyrjen në elitën e Manhatanit. Papritur, ndodh 11 Shtatori dhe heroi ynë ndien një ndryshim në qëndrimin e të tjerëve. Mbi të gjitha, vetë identiteti i Çengezit i nënshtrohet një shndërrimi sizmik duke shpërfaqur kështu besnikëri më fondamentale se paratë, pushteti dhe ndoshta edhe vetë dashuria.
Titulli: Fundamentalist pa dashje
Autori: Mohsin Hamid
Përktheu: Ilir Baçi
Gjinia: Roman
Shtëpia Botuese PEGI
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.