Nëse unë do të kisha pranuar të isha dashuria jote, Arsenio, do të duhej të më njihje ashtu siç jam, me të gjitha verbinat e territ, me të gjitha historitë, që i përkasin këtij mishi, kësaj lëkure, kësaj strukture të mallkuar truri.
Kush, Arsenio, kush do të dëshironte të kishte punë me historitë që i tërheq zharg pas vetes dhe që do të vazhdoj t’i tërheq deri në gurin e varrit? Po… tashmë kemi arritur në këtë pikë, i dashuri im.
Tashmë jemi tèt – a – tèt, i dashur gur… Dhe ja, unë po të pyes, pardon, a do të doje të kishe punë, i dashur, me një kurm femëror që gumëzhin nga historitë e burrave të fortë me dhe pa kostume? Nga duart e tyre epsharake që më kanë vërtitur fugë nëpër biblioteka, hotele, redaksi? Që më kanë parë si tabelë qitjeje për seks? Nuk e besoj dhe s’do ta besoj!
Titulli: Gurit të varrit ia rrëfej
Gjinia: Roman
Autori: Agron Tufa
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2015
Fq. 256
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.