Këshilla & Arsye

January 4, 2016 | 9:45

Libri/Trembëdhjetë Arsye Pse

1Jay Asher e mori idenë e librit “Trembëdhjetë arsye pse” nga një muze. Ndërsa bënte një turne duke dëgjuar guidën zanore, i bëri shumë përshtypje zëri në kufje, një grua që përshkruante gjithçka shihte, por vetë nuk ndodhej aty. Jay ka punuar në disa librari dhe jeton në Kaliforni.

Klei Xhenseni kthehet nga shkolla në shtëpi dhe gjen një pako të çuditshme me emrin e tij mbi të. Brenda zbulon disa kaseta të regjistruara nga Hana Bejkeri, shoqja e shkollës dhe dashuria e tij e parë, e cila ka vrarë veten dy javë më parë. Zëri i Hanës shpjegon se ka trembëdhjetë arsye pse i dha fund jetës. Klei është një prej tyre. Duhet të dëgjojë që ta kuptojë arsyen. Gjatë gjithë natës, Klei dëgjon dhe ajo që zbulon i ndryshon jetën…Përgjithmonë.

Nëse keni mundësi të lexoni vetëm një roman për këtë vit, ai duhet të jetë vetëm “Trembëdhjetë arsye pse”. Është i trishtueshëm, i mrekullueshëm, të thyen zemrën por njëherësh edhe plot shpresë…

Titulli: 13 ARSYE PSE

Autor: Jay Asher

Gjinia: Roman

Shqipëroi: Taulant Hatia

Shtëpia Botuese: Bota Shqiptare

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top