E veçantë, unike dhe e jashtëzakonshme është dashuria që bashkon nënën dhe vajzën, një lidhje që rritet dhe evoluon me kalimin e viteve dhe që zgjat për tërë jetën. Ajo që e bën kaq të veçantë këtë lidhje është të zbuloni se çfarë do të thotë të jesh femër dhe më pas prind, kur është koha të bëheni nënë. Asgjë në botë nuk përmbledh dhe shpreh më mirë kuptimin dhe ciklin e ekzistencës.
Asnjëherë nuk ndaleni së qeni bijë, madje as si të rritur, kur keni familjen tuaj, përgjegjësitë tuaja, rrugën tuaj. Për sa kohë që nëna ka frymë, ajo nuk pushon së qeni pikë referimi, qendra e gjithçkaje, ekuilibri, forca dhe shembulli që duhet të ndiqni. Nga nëna një grua mëson durimin, sakrificën, kuptimin e përkushtimit të pakushtëzuar, guximit dhe vullnetit të palodhur. Nuk ka rëndësi sa vjet kanë kaluar, sepse në krahët e një nëne mund të gjesh gjithmonë rehati dhe do dish që gjithçka do shkojë mirë.
Ndonjëherë kjo marrëdhënie e thellë dhe e sinqertë është gjithashtu e vështirë, bëhet burim konfrontimi, por çdo konflikt tejkalohet. Një nënë është modeli për t’u kopjuar, qëllimi që duhet të arrihet, heroina që ka luftuar gjithmonë për ta bërë gjithçka më të lehtë. Për një vajzë, nëna është shtëpia, rrënja, streha nga çdo e keqe dhe kur vitet kalojnë duke e bërë atë më të vogël dhe më të brishtë, ju dëshironi ta shihni atë të qetë dhe të lumtur.
Një vajzë ndien se nuk e ka falënderuar kurrë sa duhet që i mësoi asaj të jetë gruaja që është, por e vërteta është se ajo nuk ka nevojë ta bëjë atë. Ajo dashuri e pafund, e lindur në ditën kur sytë e tyre u takuan për herë të parë, nuk do të thyhet kurrë dhe asnjë thesar nuk mund të vlejë aq sa e gjithë kjo.
Burimi / https://www.guardachevideo.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.