Shpesh ndodh që të brengosemi për dikë dhe lidhemi me ta. Kjo është e pabesueshme, por ndodh shumë shpesh. Po flasim për lidhjen telepatike. A e keni provuar ndonjëherë atë?
Kur jeni duke menduar për dikë, ju jeni duke dhënë valë me frekuencë të veçantë në trurin tuaj. Këto valë mund të përhapen në distanca të largëta, të prekin jetën, të transmetojnë emocione. Nëse keni një marrëdhënie shumë të ngushtë me dikë, ka një shans të madh që idetë dhe shqetësimet tuaja të reflektohen në anën tjetër.
Telepatia është aq e thellë, saqë nuk ka rëndësi hapësira dhe koha. Arritja e saj është pa kufij. Personi tjetër mund ta bllokojë veten në një dhomë, por mendja juaj mund të gjejë një mënyrë për ta arritur atë. Nëpërmjet telepatisë ne mund të përhapim dashuri, përhapim ide. Ndodh të jemi ndonjëherë të goditur nga një valë trishtimi apo lumturie, kalojmë nga një gjendje emocionale në tjetrën, shpjegimi i vetëm është telepatia.
Ndonjëherë po lexojmë një libër dhe papritmas ndihemi sikur dikush na ka dhënë një puthje ose një përqafim dhe ndihemi të hutuar dhe të tronditur. Ne papritur ndjejmë nevojën e tyre. Nëse e perceptoni gjithë këtë, është e mundur që dikush të mendojë për ty. Ndonjëherë, lidhja është kaq e fortë sa që mund të lindin emocione shumë të thella dhe intime, është sikur një fatkeqësi t’ju tërheqë drejt tyre.
Këto janë shenja të qarta të një lidhje telepatike. Sidoqoftë, një lidhje e tillë nuk përcaktohet me askënd, por vetëm me ndjenjat tuaja, gjatësinë e valëve tuaja. Edhe pse mund të jetë shumë e bukur, nganjëherë është shkatërruese, një ndjenjë nostalgjike se personi për të cilin keni nevojë nuk është i pranishëm.
Burimi / emozionifeed.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.