Marrëdhënie

August 9, 2017 | 7:43

Lidhjet në plazh, dashuri apo iluzion?

Njohjet e krijuara në plazh janë të shumta dhe sa i rezistojnë kohës, kjo është një çështje personale e të dy partnerëve. Shpesh nuk u është besuar këtyre lidhjeve duke i cilësuar si të përkohshme, të nxitura nga rrethanat dhe sjelljeve intuitive. Dikush që ka pasur një eksperiencë të tillë, mund të pyeste veten: A do ishim njohur edhe në kushte të tjera? Apo ishin pushimet ato që na lidhën?…

1

Gjithsesi mund të themi se dashuritë e lindura nuk janë të programuara. Ato shfaqen kudo ndodhemi, pak rëndësi ka se në plazh, punë apo kudo tjetër. Në thelb, ajo që mbart vlera është se sa do të mbijetojë kjo marrëdhënie pas kohës së pushimeve. Ndodhemi në një stad tjetër të lidhjes, kur partnerët hedhin pas krahëve kohën e pakufishme të kaluar së bashku, netët e vona, argëtimet… Dhe gjendemi papritur në një ritëm tjetër jete. Takime më të pakta për shkak të punës, studimeve e impenjimeve të tjera. Ndoshta nuk jemi gjithnjë në formën tonë më të mirë fizike dhe shpirtërore. Nuk kemi kohën e duhur për t’u marrë me veten e të dukemi tërheqës ashtu siç bënim në ditët e pushimeve. Krahas kësaj, jeta e përditshme shoqërohet me probleme e pengesa që na bëjnë të jemi më të lodhur e të stresuar. Të gjitha këto nuk ekzistonin në fillimet e njohjes sonë. Gjithçka ishte e fokusuar në aventurën tonë të dashurisë. Përballja me këto ndryshime mund të ketë ndikim në jetëgjatësinë e një dashurie të lindur në plazh. Por jo specifikisht vetëm kjo lloj njohjeje rrezikohet nga këto rrethana. Edhe njohjet e krijuara në kushte të tjera, përballen me probleme. Fillimi i njohjes nuk na bën të mundur të njohim çdo detaj të partnerit tonë. Koha na njeh me gjithçka.

Sa do të mbijetojë kjo marrëdhënie?

Ajo që ka vlerë, është dashuria dhe ndjenja për atë çka përfaqëson tjetri dhe zotësia për t’u përshtatur… pak rendësi ka se kur dhe në ç”rrethana jemi njohur.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top