Lifestyle

January 23, 2017 | 13:36

LIFESTYLE / “Prestige” në luksin e mikpritjes dhe kënaqësisë

Bar Restorant PRESTIGE

Bar Restorant PRESTIGE

Prestige First, Excellence Next!

Është shndërruar në trendin  e personazheve të njohur publikë, vendës dhe të huaj. Me vlerësimin e shkëlqyer nga tripadvisor, hotel “Prestige” është më i kërkuari. Me pritshmëri që ofrojnë komoditet, cilësi, garantuese të një shërbimi korrekt dhe elegant, hoteli në zemër të Tiranës ka bërë të kërkohet dhe të jetë në interesin e vazhdueshëm të klientëve. Me përshtypjet më të mira në librin dokumentues të këtij hoteli, “Prestige” ka luksin e mikpritjes dhe kënaqësisë së udhëtarëve që zgjedhin të ndalen aty. Në një panoramë të mahnitshme, me park të gjelbëruar, shatërvan, kënd shijeje dhe freskie buzë parmakëve ujitës dekorativë, nën shoqërimin e verës Egnatia, të famshmes Birra Korça, ujit të shëndetshëm “Fab”, nga burimet e Shën Mërisë, si dhe në shoqërinë e restorantit me të njëjtin emër “Prestige”. Çdokush që zgjedh këto ambiente ndihet po kaq i privilegjuar. Ja rastësisht u mendua ky emër. E ngritur falë një arkitekture moderne dhe klasike, hotel “Prestige” gërsheton shijet e klientelës me dashurinë e përkushtimit dhe mirënjohjes për mbresat që ai di të vendosë. Me tregues të lartë, sidomos në këto muaj vere, hotel dhe restorant “Prestige” kanë “goditur”, duke e përçuar këtë përvojë si një zë të rëndësishëm në tregun e hoteleri-turizmit në Shqipëri. Dhe, në fakt, nuk është për t’u menduar dy herë.

PRESTIGE RESTORANT & HOTEL

CORPORATE MEETINGS AND EVENTS

Me hapësira unike përftuar nga vendndodhja, në një mjedis të veçantë m’u në qendër të kryeqytetit, Prestige Restorant&Hotel ju vë në dispozicion ambiente komode për aktivitete të ndryshme. Gjithçka me shërbim cilësor e luksoz, e bëjnë atë një vend të shkëlqyer për të mbajtur seminare, takime kompanish, pritje të veçanta promovuese, ngjarje kulturore dhe festa të personalizuara. Shija e hollë dhe dashuria me të cilën është kuruar çdo detaj, krijon një ambient të veçantë, që do të kthehet në një përvojë të paharrueshme për klientin. Ne e dimë që salla e konferencave duhet të impresionojë të ftuarit tuaj, po aq sa dhe prezantimi që ju do të bëni!

Rezervoni takimin për të ftuarit tuaj. Jo thjesht jashtë zyrës, por i suksesshëm dhe i paharrueshëm.

PRESTIGE FIRST, EXCELLENCE NEXT!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top