Këshilla & Arsye

November 17, 2016 | 8:16

Ligjet për një psikikë të fortë

1Është e rëndësishme të kultivosh në kohë dhe në mënyrë konstante një atitudë pozitive. Për këtë arsye, duhet të dish cilat janë gjërat që ecin mirë në jetën tënde, për t’u dhënë atyre vëmendjen që kërkojnë, dhe cilat janë ato që duhen përmirësuar.

1. Të jesh mirënjohëse se ke një shtëpi të bukur, një partner të mrekullueshëm, një punë që të jep motivimin e duhur – ose një palë këpucë të reja: duhet të jesh e ndërgjegjshme se sa fatlume je për jetën që bën dhe t’i vlerësosh gjërat ashtu siç janë.

2.Zbulo mundësitë e reja dhe merr kënaqësi nga këto. Nëse vendos të shkosh në palestër, të ndjekësh një kurs, të zbulosh një hobby të ri, të pranosh të udhëtosh pa e planifikuar ku, mos i thuaj “jo” asnjë mundësie e cila mund të jetë burim frymëzimi.

3.Bëhu tolerante me veten dhe me të tjerët. Kur takon dikë për herë të parë, jepi një shans vetes për ta njohur më mirë atë person dhe mos kritiko njerëz me të cilët nuk ke pasur asnjëherë komunikim.

4. Prano se jo gjithmonë mundet ta kesh nën kontroll situatën. Përpiqu të çosh në përfundim gjëra të cilat varen nga ty dhe, më pas, lëri gjërat të vijnë vetë në vendin e tyre. Mos u shqetëso për gjërat që nuk mund t’i ndryshosh.

5.Festoji arritjet e tua ashtu siç do ta bëja për një shok të ngushtë. Është një mënyrë ideale për të gjetur motivim për më tutje dhe për të rritur besimin në vetvete.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top