Vendosni se cili doni të jeni, çfarë do të doni të realizoni dhe nga ai moment, universi do t’jua hapë të gjitha rrugët. WILL SMITH
Çfarë është ligji i joshjes? Cilat janë rregullat e suksesit në jetë? Dëgjoni nevojat tuaja, përqendrohuni dhe stërvituni pa u ndalur…
Duajeni veten | E dua jetën është si një infeksion, diçka që nuk mund ta fshihni. Mund të bëni gjëra të mëdha. “Madhësia” nuk është diçka e pakapshme, hyjnore dhe e paarritshme. Është diçka që ekziston me të vërtetë te secili prej nesh. Është shumë e thjeshtë: kjo është diçka ku unë besoj dhe jam i gatshëm të vdes për të.
Stërvituni për suksesin | Dallimi mes talentit dhe zotësisë ka qenë gjithmonë një nga konceptet më të keqkuptuara nga dikush që kërkon të realizojë diçka apo të përmbushë një objektiv. Talentin e keni që në lindje, ndërsa zotësia shtohet vetëm pas shumë orësh praktikë dhe stërvitje. Nuk e kam parë kurrë veten si një person me talent të veçantë, por forca ime ka qenë gjithmonë përkushtimi dhe qëndrueshmëria. Kur të tjerët flenë unë stërvitem për t’u përmirësuar, kur të tjerët hanë unë stërvitem për t’u përmirësuar. Nuk ka rrugë të shkurtra për suksesin. Talenti do t’ju braktisë nëse nuk shoqërohet edhe nga përkushtimi, orë studimi dhe dëshirë për t’u përmirësuar.
Vendosni tullat një nga një | Kur ju duhet të ndërtoni një mur, nuk duhet të mendoni: “Do të ndërtoj murin më të madh të ndërtuar ndonjëherë”. Në vend të saj duhet të mendoni: “Do ta vendos këtë tullë në mënyrën më të mirë të mundshme” dhe vazhdoni ta bëni çdo ditë. Shpejt do të keni një mur të përsosur dhe të pashkatërrueshëm.
Përpiquni të bëni diferencën | Përsërisni vazhdimisht: “Dua që bota të bëhet më e mirë, sepse unë isha, dua që të vlej diçka, dua që të vlej diçka.” Nëse nuk e bëni jetën e dikujt tjetër më të mirë, atëherë jeni duke humbur kohë. Jeta juaj bëhet më e mirë, duke bërë jetën e dikujt tjetër më të mirë.
Përfaqësoni idenë tuaj | Unë dua të përfaqësoj një ide, unë dua të përfaqësoj një mundësi. Përkushtohuni çdo ditë për të përfaqësuar një ide të saktë. Dua të besoj që është e mundur të krijoj gjithçka që dëshirojmë.
Besoni | Hapi i parë që duhet të bëni para se të tjerët të besojnë te ju ose në një ide tuajën, është se ju duhet të jeni i pari që të besoni tek ajo. Nuk është e nevojshme të keni një plan B, sepse vetëm do t’ju shpërqendrojë nga plani A. Duhet të besoni që diçka e ndryshme mund të ndodhë krahasuar me sa ka ndryshuar deri më tani. Konfuci thoshte: “Njerëzit që thonë se munden dhe njerëzit që thonë se nuk munden, tipikisht kanë të dy të drejtë”.
Asgjë nuk është irrealiste | Të jesh realist është rruga më e zakonshme drejt mediokritetit. Përse duhet të jeni realistë? Është irrealiste të hysh në një dhomë dhe të kesh dritë vetëm duke shtypur çelësin. Kjo është irrealiste, por fatmirësisht Edisoni nuk e mendonte kështu. Në momentin kur imagjinoni diçka, e bëni atë reale. Bëni një zgjedhje, vendosni se cili doni të jeni, çfarë do të doni të realizoni dhe nga ai moment Universi do t’jua hapë të gjitha rrugët për të arritur objektivat tuaja, duhet vetëm të vendosni! Mendimet, ndjenjat dhe ëndrrat tona janë konkrete në Univers. Mendimet, ëndrrat, idetë, ndjenjat tona janë reale. Bëni një zgjedhje: vendosni se cili doni të jeni, çfarë doni të bëni dhe imponojini Universit të mënjanohet.
Fokusoni jetën tuaj | Kur duhet domosdoshmërisht të ndaheni në më shumë fronte, duhet të zhvilloni aftësinë obsesive për të qenë të fokusuar me të gjitha fibrat, zemrën dhe kreativitetin tuaj… me gjithë qenësinë tuaj në secilën fushë.
Përballuni me frikërat | Jam i motivuar nga frika. Kam mësuar se për të përmirësuar duhen sulmuar (përballuar) gjërat që keni frikë të bëni, në vend që të mënjanoheni e largoheni.
Jini të gatshëm të sakrifikoheni për të vërtetën | E vërteta, në fund, është e vetmja gjë për të cilën ia vlen barra qiranë të japësh jetën.
Mbroni ëndrrat tuaja | Asnjëherë mos lejoni njeri që t’ju thotë se nuk dini të bëni diçka, madje as mua. Nëse keni një ëndërr, duhet ta mbroni. Kur njerëzit nuk dinë të bëjnë diçka, ju thonë juve se nuk dini ta bëni. Nëse doni diçka, ndiqeni fort, pikë!
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 143
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.