Me një shije delikate dhe të shkëlqyeshme për një tretje në fund të një vakti, likeri i mollës është i përsosur për t’i bërë ëmbëlsirat si strudel më të shijshme. Dhe për një aperitiv të shijshëm, shërbejeni me frutat e mollës.
Pra, le të shohim, hap pas hapi, se si të përgatisim një liker të shijshëm të mollës:
Përbërësit:
Lëvozhga e 15 mollëve
35 cl alkool
35 cl ujë
250 gr sheqer
Përgatitja:
Vendosni lëkurën, alkoolin dhe pak ujë në një kavanoz, mbylleni fort dhe lërini të treten për të paktën një muaj e gjysmë. Shkundeni kavanozin çdo 2-3 ditë.
Pas periudhës së tretjes, përgatitini një shurup me sheqerin dhe pjesën tjetër të ujit, shtoni lëngun e përftuar nga tretja e lëkurëve të mollës, përziejini, lëreni të pushoji dhe pastaj filtrojeni dhe hidheni në një shishe.
Burimi / nonsprecare.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.