Aktualitet

February 5, 2024 | 20:23

Lili Cingu, mbretëresha e valles shqiptare u nis në amëshim. “Nderi i Kombit” u nda nga jeta në moshën 74-vjeçare

Nga Orjona Tresa

Një tjetër yll u shkëput nga xhevahirët e artit shqiptar. Lili ishte shqipja e valleve tona. Me një staturë, përkulshmëri dhe elegancë, ajo interpretoi në skenë koreografi të pafundme të valleve shqiptare nga të gjitha trevat. Ishte e rrallë Lili Cingu, e pazëvendësueshme.

fb_img_1707159604416

Deri vitet e fundit ajo nuk rreshti së vallëzuari me mjeshtërinë që e karakterizonte. Lili ishte dhe do të mbetet ikonë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqiptare. Një personalitet që ia kushtoi jetën skenës dhe artit. Ishte partnerja e fisme e valles shqiptare, ku bashkë me të ndjerin, Mjeshtrin e Madh Rexhep Çeliku do të mbahen mend ndër breza për çfarë i kanë dhënë artit shqiptar.

fb_img_1707159606808

Lili Cingu do të na mungojë të gjithëve. Ajo do të mbetet gjallë në kujtesën tonë si një përfaqësuese e shquar e valles shqiptare. Emri i saj uroj të përjetësohet në një tempull arti apo në ndonjë çmim të nderuar, për të nderuar trashëgiminë e saj të pashembullt dhe kontributin e çmuar në skenën kulturore shqiptare.
Me ndarjen e Lili Cingut nga jeta, një kapitull i madh mbyllet, por trashëgimia e saj mbetet si një dritë që ndriçon rrugën për brezat e ardhshëm të artistëve dhe dashamirësve të valles shqiptare.

fb_img_1707159611155
Njoftimin për humbjen nga jeta të mjeshtres së valles shqiptare e njoftoi Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit. Sipas këtij njoftimi, Lili Cingu për vite me radhë ishte imazhi i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, duke u dhënë jetë më shumë se 200 valleve të kërcyera prej saj.
Lili Cingu i përket asaj plejade artistësh, që e ngjitën vallen shqipe në skenat më të mëdha të botës, duke treguar një Shqipëri tjetër, me kulturë dhe folklor të pasur.

fb_img_1707159608948

Sallës së provave të Ansamblit do t’i mungojë hapi i saj i lehtë, dhe fjala e saj e ëmbël.
Por kjo ikje është vetëm fizike, sepse emri i saj do të jetojë bashkë me Ansamblin, e kudo që të kërcehet vallja shqipe, do të jetë edhe kujtimi i Lili Cingut me publikun që aq shumë e deshi dhe e vlerësoi, citon njoftimi i TKOB.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top