Mirëqenie

February 27, 2020 | 11:52

Limon dhe xhinxher, përbërësit ideal për përgatitjen e një toniku natyral

Një nga masat që ISHP ka sugjeruar, për të ndihmuar sistemin imunitar, është konsumimi i sa më shumë lëngjeve. Në këtë periudhë zgjidhja perfekte për të qenë të hidratuar është konsumimi i sa më shumë lëngjeve. Përgatitja e lëngjeve në shtëpi është një nga mënyrat më të mira se si ju mund të qëndroni të mbrojtur gjatë ditës.

Më poshtë jepet receta për një prej pijeve më të shëndetshme që do t’ju shoqërojë përgjatë këtyre ditëve, ku viruset duket se po përhapen në mënyrë shqetësuese.

Përbërësit:

  • 5 limona
  • 2 lugë gjellë lëkurë limoni i grirë
  • 255 gr sheqer
  • 14 gr xhinxher i grirë ose dy copa të vogla xhinxher i freskët
  • 1 litër ujë
  • gjethe mente

Përgatitja:

Një nga përbërësit që e bëjnë këtë limonadë kaq të veçantë është lëkura e limonit kështu që filloni nga ky hap. Grini imët me rende lëkurën e limonit derisa të fillojë të dukët pjesa e bardhe e lëkurës. Më pas vazhdoni duke shtrydhur limonët derisa të mbushet një gotë e madhe me lëng. Nëse sasia e parashikuar në këtë recetë nuk mjafton për të mbushur gotën përdorni limonë shtesë.

Përzieni në një enë lëngun e limonit me lëkurat e grira, sheqerin dhe xhinxherin, ky i fundit mund të jetë pluhur ose i freskët, por që nuk ndikon në asnjë rast në shijen e pijes tuaj. Hidhini ujë të nxehtë përbërësve dhe trazojini derisa sheqeri të shkrihet plotësisht. Pas kësaj  mbulojeni enën me kapak dhe lëreni të pushojë derisa të arrijë temperaturë ambienti.

Më pas futeni në frigorifer për 3 orë në mënyrë që përbërësit të marrin shijen e njëri- tjetrit. Vendoseni në enën në të cilën doni ta shërbeni dhe shtojini disa gjethe mente. Limonada me xhinxher mund të ruhet në frigorifer deri në katër ditë. Mënyra më e mirë e konsumimit të saj është ta përgatisni të freskët.

 

Burimi / AgroWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top