Kur dëgjoni për hudhrat apo limonin mendja menjëherë mund t’ju shkojë tek aroma e rëndë e hudhrës dhe shija e athët e limonit, por në fakt këto dy ushqime super të fuqishme, kanë veti të shkëlqyera në mirëqenien e shëndetit tonë. Një dobi është mirëqenia e arterieve. Kur niveli i kolesterolit të keq është shumë i lartë, ai mund të depozitohet në arteriet tona. Kjo sjell uljen e qarkullimit të gjakut dhe rrezikun e atakut kardiak. Ndërsa ekzistojnë ilaçe që ulin kolesterolin e keq, një nga ushqimet natyrale që përdorim është më i preferuari. Nisur nga kjo, konsumimi më i shpeshtë i hudhrës me limonin ka përfitime të shkëlqyera.
Metoda #1
Përbërësit:
Lëng limoni 1 kupë
Lëng xhinxheri 1 kupë
Lëng hudhre 1 kupë
Uthull molle 1 kupë
Përziejini të gjitha dhe ziejini për gjysmë ore derisa nga 4 kupa të ngelin 3 kupa. Lëreni të ftohet dhe hidhni 3 kupa mjaltë natyral. Përzierjen hidheni në një shishe qelqi dhe mbajeni në frigorifer. Çdo mëngjes esëll konsumoni 1 lugë gjelle.
Metoda #2
Përbërësit:
6 limona me lëkurë priten në copa të vogla
30 thelbinj hudhra të prera në copa të vogla. Të gjitha vendosen në shtrydhëse, shtojini ujë sa të krijohet një përzierje e lëngshme. Pastaj shtojini 2 litra ujë dhe ziejini për 5 minuta. Kur të ftohen, përzierjen hidheni në një shishe qelqi. Ruajeni në frigorifer.
Udhëzimet për konsumim:
- Doza e parë: pini 50 ml çdo ditë për 3 javë
- Ndaloni për 1 javë
- Doza e dytë: pini 50 ml çdo ditë për 3 javët në vazhdim
Ju mund ta përsërisni këtë trajtim çdo 6 muaj.
Marrë nga libri “Jeto shëndetshëm” Anila Kalleshi
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.