Ju me siguri do të keni dëgjuar për kurkumin, një përbërës antioksidant që gjendet tek shafrani i Indisë, i cili është përgjegjës për pothuajse të gjitha vlerat terapeutike të erëzave me origjinë aziatike.
Kurkuma ka veti të fuqishme anti-inflamatore dhe mund të lehtësojë simptomat e inflamacionit kronik, të tilla si ato të shkaktuara nga artriti. Ajo gjithashtu ka veti antioksiduese, të cilat pengojnë efektet e radikalëve të lirë. Është demonstruar shkencërisht se kurkuma ka një veprim anti-plakje, neuroprotetik, anti-inflamator dhe anti-tumor.
Gjithashtu kurkuma ka një veprim antidepresant në sistemin nervor. Kjo ndihmon në shtimin e neurotransmetuesve si serotonin, duke zvogëluar prodhimin e hormoneve të stresit, si kortizol. Për të shijuar përfitimet e shafranit të Indisë është e mundur përgatitja e një limonade të shijshme.
Përbërësit:
- 1 litër ujë
- 4 lugë rrënjë xhenxhefil i grirë
- 2 lugë mjaltë të papërpunuar
- 150 ml lëng limoni.
Përgatitja:
Vendosni ujin për të zier, pastaj shtoni shafranin e Indisë dhe xhenxhefilin. Hiqeni nga soba dhe lëreni të qetësohet për 10 minuta, pastaj filtrojeni dhe shtoni mjaltin. Së fundi, shtoni lëngun e limonit dhe piheni gjatë gjithë ditës.
Burimi / www.rimedio-naturale.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.