Vetëm përmbajtja e lartë e vitaminës C që ka limoni do të ishte një arsye e mirë për të pasur një ilaç të përhershëm në shtëpi. Limoni është një agrume që përmban antioksidantë të njohur si flavonoide dhe mund të luajë një rol të dobishëm në luftën kundër sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe inflamacionit. Në lidhje me flavonoidet e limonit, ‘Journal of Nutrition and Food Chemistry’ dha informacionin e mëposhtëm:
Vetitë antioksiduese dhe anti-inflamatore të flavonoideve të agrumeve mund të luajnë një rol të rëndësishëm në aktivitetin e tyre kundër sëmundjeve të ndryshme degjeneruese dhe në veçanti sëmundjeve të trurit. Nuk ka dyshim se ky fryt është me të vërtetë shumë i fuqishëm.
Ne do t’ju mësojmë një recetë duke përdorur lëvozhgën e limonit për të luftuar dhimbjen e muskujve dhe nyjeve. Është një recetë shumë e thjeshtë!
Vajrat esencial të luleve të limonit ndihmojnë për të zgjeruar enët e gjakut dhe për të prodhuar një efekt anti-inflamator. Dhe kjo është arsyeja pse lëkura e limonit është jashtëzakonisht e dobishme për disa lloje dhimbjesh, si muskujve dhe nyjeve.
Ja se si ta krijoni dhe përdorni recetën:
Pritni lëvozhgën e një limoni duke u kujdesur për të nxjerrë vetëm shtresën e gjelbër ose të verdhë dhe asgjë nga pjesa e bardhë. Vendosni lëvozhgën e limonit direkt mbi pjesën e trupit të prekur nga dhimbja dhe mbështilleni me një fashë. Lëreni të veprojë gjatë gjithë natës dhe të nesërmen, lajeni mirë me ujë.
Burimi / italiafeed.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.