Një pasagjere nga Jemeni lindi në bordin e një fluturimi të Egypt Air dhe kompania vendosi ta festonte ngjarjen duke i dhënë fëmijës mundësinë të udhëtonte falas në aeroplanët e saj, për gjithë jetën.
Nënën e foshnjës e kapën krizat e lindjes ndërsa po udhëtonte me fluturimin MS777 midis Kajros dhe Aeroportit Heathrow të Londrës. Në atë moment, kapiteni i fluturimit Egypt Air vendosi të bëjë një ulje emergjente në Aeroportin e Mynihut, Gjermani.
Fëmija i lindur në aeroplan do të udhëtojë falas për jetën
Sidoqoftë, vajza e vogël po ngutej të lindte, siç thonë ata, dhe ajo erdhi në jetë para se aeroplani të ulej. Nëna, një 38-vjeçare me emrin Nasr Nagi Daaban, u ndihmua nga ekuipazhi i avionit. Ajo dhe vajza e vogël janë mirë, siç konfirmohet nga mjekët e aeroportit gjerman, të cilët ndërhynë pas uljes.
EgyptAir shpërndau në Twitter fotot e foshnjës së porsalindur në bordin e një prej avionëve të saj, duke shprehur urimet e Presidentit Rushdi Zakaria për nënën dhe fëmijën.
Burimi / https://www.today.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.