Një botë më e mirë ka nevojë për humanizmin.
Nata e tretë e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” ka qenë po aq prekëse sa dy emisionet e shkuara. Pjesa e parë e emisionit u hap me ndihmën e ofruar ndaj qytetarëve të pastrehë të Tiranës, nga imami Elvis Naçi dhe këngëtari Sidrit Bejleri, të cilët u ofruan çadra, mbulesa, veshje si dhe një vakt të ngrohtë.
Ndërkohë, në vëmendje ishte dhe rasti i Fuat Qezma nga Shkoza, të cilit iu dhurua një protezë për këmbën e djathtë të humbur në vitin e trishtë të ’97.
Më pas erdhi historia rrënqethëse e Lindita Buzukut, 36-vjeçares nga Berati, e cila sapo kishte kaluar një betejë të fortë me shëndetin, kancerin.
Paciente e spitalit onkologjik, ajo është duke marrë shërbimin rehabilitues, ndërkohë që nga kjo situatë ka humbur njërën këmbë. Lindita kërkoi ndihmë nga emisioni pasi nuk mundet të ndjekë seancat e terapisë çdo ditë pasi ka një kosto rruga Berat-Tiranë. Ajo kërkoi t’i mundësohej një shtëpi me qira, një protezë protestë për këmbën e saj dhe një punë kur të kthehet fizikisht në formë për të vazhduar jetën. Bashkëshorti i saj, i papunë është në mbështetje të bashkëshortes së tij, ndërsa kanë dhe një vajzë që ka shumë nevojë për ta, 17 vjeçe.
Pjesa e fundit e emisionit ishte rasti i një vajzë jetime nga Maqedonia, Zinepit, e cila tërhoqi vëmendjen për nevojat që kishte.
Prej 14 vitesh ajo ka në gjendje të rënduar dy veshkat e saj, për të cilën i duhet të shkojë çdo ditë në spital.
Përgatiti Orjona Tresa / Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët”, News24
https://www.youtube.com/watch?v=s3CtS-P22Gc
https://www.youtube.com/watch?v=eYJw-C99ffY
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.