Në fokus

November 26, 2018 | 13:49

Linditë Ramushi Dushku: Kush, çfarë është njeriu sot…

Do ta nisja këtë shkrim, me një ëndërr, që ballkanasit, apo me saktësisht shqiptarët e quajnë “Ëndrra Amerikane”! Epo, po ta mendoj mirë, e tillë është, një ëndërr! Një ëndërr, jo vetëm për një jetë më të mirë duke e ditur se do të kesh mundësinë e një jete më të mirë, vetëm për shkak të një jete financiarisht më të lartë dhe më lehtë të arritshme. Sepse, puna paguhet, mundi shpërblehet me arritje dhe realizim të ëndrrës, po, po, në kuptimin më të thjeshtë të fjalës “realizim ëndrrash”. Por, një jetë të vërtetë, reale.

Linditë Ramushi Dushku, diplomuar në shkollën e mesme të mjekësisë "Dr. Asllan Elezi", profili pediatri në qytetin e lindjes në Gjilan. Studimet universitare i filloi në vitin 2004 në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në Fakultetin Filozofik, dega Psikologji.

Linditë Ramushi Dushku, diplomuar në shkollën e mesme të mjekësisë “Dr. Asllan Elezi”, profili pediatri në qytetin e lindjes në Gjilan. Studimet universitare i filloi në vitin 2004 në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në Fakultetin Filozofik, dega Psikologji.

Të gjithë mendojnë se jetojnë në të “tashmen” (në një kohë ku çfarë mënyre jetese zgjedhim të bëjmë), në Shqipëri nuk jetohet një jete reale, jetohet duke pretenduar një jetë reale. Kemi të veshur modernizmin, kemi të vizatuar në mendje kuptimin e modernizmit të funksionimit të jetës, por jo, ky lloj të gënjyeri është të gënjyerit e vetes! Bota është e mbushur me plot ngjarje ditore. Vrasje, uri, në një ane tjetër luftohet për mbipeshë, në një anë, për ta shuar urinë. Nuk është ndoshta asgjë tjetër, veç humbje e balancit. 

Apo siç ndodh në Shqipëri, në një projekt qeveritar, bëhen organizime për të mbrojtur ata në nevojë sociale, ose televizionet organizojnë emisione për bamirësi, kurse pushteti qendror sërish duke rrëzuar çdo koncept të asaj që është (për hir të ndonjë ligji apo të ndonjë të mire publike më vonë) tenton të prish disa shtëpi banimi dhe ndërtesa biznesi sepse një projekt rruge duhet realizuar. Sigurisht për një ambient sa më të bukur për syrin e njeriut kur kalon andej, dhe për funksionalitet të pjesës tjetër të qytetit. Por asnjë gjë nuk e krahason, se janë një disbalancë me qëllimin, dhe flitet se ata persona do t’i sigurojnë me “mbështetje për të pastrehët” dhe për kredi të butë apo dhe për strehim social. Në grupin e parë të atyre në nevojë nuk u plotësohen ato që ata kanë mangët, shtohen dhe disa të tjerë të kategorisë të “pasur” më nevojtar.

Njerëzimi gjithmonë ka luftuar për një gjë në jetë. Për lirinë e të jetuarit, dhe për të qenë i barabartë (nuk po e fus luftën për t’u ushqyer, sepse është e ditur që është lufta e parë që bën vet organizmi në mënyrë të pavetëdijshme, deri në mbarim të çdo rezerve. Sipas piramidës së nevojave që ka njeriu, Marslow thotë, se kjo është nevoja bazike e funksionimit normal të organizmit, bashkë me nevojën seksuale, epshet dhe dëshirat seksuale). Po njeriu krejt këto i ndryshon kur është pjesë e një shoqërie, të gjitha rregullat, normat e shoqërisë marrin kuptim dhe funksionojnë shumë ndryshe.

Nëse pyes se sa është e balancuar jetesa në shoqërinë shqiptare në Shqipëri, do të më duhet të bëj një kronologji të gjatë informatash, përvojash personale, vështrime, perceptime, të gjitha çfarë i kam parë me sy vet, ashtu do ta shpjegoja dhe kuptoja më mirë çdo dallim me vendet ku kam jetuar.

Në çdo cep të vendit, në çdo pjesë të kësaj shoqërie do të shikosh detaje të ndryshme në mënyrën e të bërit të gjërave. Çfarëdo qofshin ato, të vërtetë, që në sy të parë të mashtron si diçka e natyrshme, si mënyrë jetese, sepse ashtu është edukuar të jetë, është formësuar në atë mënyrë, duke jetuar po ato rregulla e kushte edukimi. Por, është një mashtrim vizual në të shumtën e rasteve dhe jo vetëm. Është një mashtrim në mënyrën e konceptimit të asaj çfarë bëjmë dhe themi, një vetëpëlqim ose të them një vetë-deklarim se ajo që bëjmë është reale.

Në mentalitetin shqiptar femra shihet kryesisht në pozita të ulëta, më lehtë si shtëpiake dhe mama, por edhe nëse i gërsheton me punën, të gjithë e quajnë si diçka të pamundur për t’u bërë. Shpeshherë më duket sikur kemi mbetur të bllokuar në librat e vjetër të autorëve të huaj, apo në ndonjë film me histori të vjetër, Holiwoodian, që flasin për kohën kur gruaja ishte një mama, dhe një grua për burrë. Ishte kërkesë e madhe dhe e pakuptimtë nga burrat që të jesh më shumë se aq. Nga ato historitë, Ku flitet për kohën, kur nuk kishte as edhe të drejtën e fjalës mes burrash, apo edhe të mos ketë të drejtë vote. Kthehem në kohën e sotme në Shqipëri dhe sheh! 

Sikur kjo shoqëri u zhvillua dhe s’u zhvillua asnjëherë. Në këtë pjesë historie, për femrat në Shqipëri, disa nga ato, që me rolin e tyre tentojnë të tregojnë se mund t’i bëjnë të gjitha, punë, shtëpi, burrë, fëmijë, të mbahen në rregull. Asgjë e jashtëzakonshme në këtë mendim dhe qëllim, i jashtëzakonshëm është se duhet të thuhet, sepse duhet patjetër të tregohesh pa të shohin të tjerët atë që bën dhe je. Pse thjeshtë s’mund ta bësh?! Krejt kjo pastaj me ngjet me një të vërtetë false, një diçka se duhet bërë. Një mënyre e të jetuarit i tillë. Gjithçka në Shqipëri bëhet vetëm atëherë kur quhet modë. Të jesh vetëm në karrierë, shumëfishe  angazhuar apo dhe asnjëra, do shpërfaqesh vetëm me ato, përpara çdokujt, sepse ajo është moda, të jesh IN, është moda. Dhe e shpërfaqura është detyrim, ose do të jesh e/i përfolur, në rastin e dytë. Po te jesh IN s’do të thotë se je i/e vërteta. Asnjëherë vetja.

Pra, “amerikan dream”, Evropë, apo kudo qoftë një shoqëri që jeton prej vërteti? Për t’i parë nëse historitë për ty janë të vërteta siç thuhen dhe shikohen nga larg teje afër nesh, përmes të dhënave elektronike, TV internet…je mëse e kërkuar, për ata që e kanë kuptuar çfarë duan të jenë… Për të kuptuar se çfarë do të thotë balancim, dije dhe punë, sjellje dhe mendim.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top