Pika referimi

October 20, 2018 | 8:10

Linditë Ramushi Dushku: Lidhja mes shoqërisë dhe medias dhe ndikimi që kanë mbi njëra-tjetrën

Për të njohur mentalitetin e një shoqërie, ndoshta dhe më shumë se kaq, mjafton të ndjekësh median. Në shoqëritë botërore do të kuptohej më qartë lidhja e këtyre të dyjave (popullit dhe asaj çfarë plasohet për popullin në media). Sepse ligjet dhe kontrolli për median, ekziston dhe zbatohet fuqishëm. Media ka një fuqi të madhe të ndikimit në shoqëri. Shoqëria ka një tendencë të madhe për të ndjekur median dhe për të qenë e përfshirë me raste në media.

Linditë Ramushi Dushku, diplomuar në shkollën e mesme të mjekësisë "Dr. Asllan Elezi", profili pediatri në qytetin e lindjes në Gjilan. Studimet universitare i filloi në vitin 2004 në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në Fakultetin Filozofik, dega Psikologji.

Linditë Ramushi Dushku, diplomuar në shkollën e mesme të mjekësisë “Dr. Asllan Elezi”, profili pediatri në qytetin e lindjes në Gjilan. Studimet universitare i filloi në vitin 2004 në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në Fakultetin Filozofik, dega Psikologji.

Median në përgjithësi, të shkruar, radio dhe me kryesoren Televizioni. Biznesin kryesor për klasën shoqërore dhe popullin në përgjithësi. Cila është në të vërtetë lidhja mes këtyre dy palëve, shoqërisë dhe medias. Çfarë tregojnë njëra për tjetrën, mjafton t’i ndjekësh ato dhe me një sy të kthjelltë do të kuptohen të vërtetat. Lidhja qëndron në shumë pika. Në mënyrën se si media prezanton shoqërinë, dhe çfarë shoqëria interesohet vërtet për të ndjekur.

Në Shqipëri, media duket sikur një rrjet social i saponjohur nga populli dhe kërkon shpërthimin.

Media është shumë e popullarizuar, programet përgjithësisht janë me show biz, dhe politikë. Dy ngjarje kryesore të ditës ne emisione janë nga këto dy fusha. Apo dhe kronika e zezë, e cila të bie në sy, detyrimisht emetohet sepse ndodh, është dramë e shoqërisë që nuk i tejkalon dot pa u emetuar.

1

Media televizive në Shqipëri këto tre vite, trajton pothuajse të njëjtat tema. Kalon dy-tri kanale dhe do të shikosh pothuajse të njëjtat tema me të njëjtit të ftuar. Po flas për kanalet kombëtare, ato të cilat në të vërtetë do të duhej të kishte përzgjedhje të madhe të emetimeve, kjo sepse pretendohet se media të tilla kanë fuqinë dhe veç kësaj, mundësinë e ndjekjes nga më shumë njerëz dhe për të ndikuar në forma të ndryshme tek më shumë njerëz.

Lajme të ciklit të dytë, do të ishin në një media të shoqërisë së arritur ‘kulturalisht’ për të ndjekur atë çfarë u intereson, në mediat shqiptare ato janë në çdo program dhe në çdo kohë të ditës. Media në Shqipëri ndonjëherë, duket sikur janë bërë skena për të popullarizuar “vipat” dhe gazetarët vip. Ose më mirë njerëz për t’u bërë “vip”.  Kjo tregon se media në syrin e ndjekësve dhe atyre që bëjnë, mbajnë median, është një modë! Një “modë”, që duhet ndjekur. Mjafton të shohim prurjet, mbledhja e të gjithë fytyrave tashmë më publike të televizionit tek një televizion i vetëm, këtë sezon, dhe do të kuptohet rruga në cilën media shqiptare është sot.

2

Si media tenton të futet edhe rrjeti social përmes videove,  tema të tilla se si dhe çfarë ha nga personazhe të fushave të ndryshme, duke u promovuar, në forma të tjera para shikuesit, e më pak roli i tyre dhe asaj çfarë bëjnë ata në atë mes pune ku veprojnë. Dhe vjen thjeshtë një pyetje po ashtu e lirshme, nëse është Shqipëria një shoqëri e “imituar” (imituese) nga “të huajt” (jashtë vetës), një këmishë a fustan, i veshur por që nuk është në përmasat e tyre?! së tyre?

P.s: Kafe të nxehtë të lutem!!!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top