Pika referimi

October 12, 2018 | 12:56

Linditë RAMUSHI DUSHKU: Paraja, pushteti, shpeshherë blejnë dhe marrëdhënien njerëzore!

Mendoj se monedha, paraja, qëllimin e vet kryesor të saj e ka vënien e baraspeshës së gjërave me vlerë materiale, që njeriu këmben gjatë jetës. Paraja të siguron pushtet dhe të sjell një status në shoqëri (e theksuar në shtetet me mirëqenie dhe status të dobët ekonomik, për shkak se dominojnë dy ekstreme, ata të pasur dhe të varfër, kur nuk ekziston një mes).

Linditë Ramushi Dushku, diplomuar në shkollën e mesme të mjekësisë "Dr. Asllan Elezi", profili pediatri në qytetin e lindjes në Gjilan. Studimet universitare i filloi në vitin 2004 në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në Fakultetin Filozofik, dega Psikologji.

Linditë Ramushi Dushku, diplomuar në shkollën e mesme të mjekësisë “Dr. Asllan Elezi”, profili pediatri në qytetin e lindjes në Gjilan. Studimet universitare i filloi në vitin 2004 në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në Fakultetin Filozofik, dega Psikologji.

Paraja të sjell shumë të mira materiale, në masë të caktuar të parasë merr dhe shërbimin e caktuar.

Ajo çfarë e bën të bie në sy paranë, në shoqërinë shqiptare, është marrëdhënia e njerëzve me paranë, si vlerë. Rëndësia që i japin asaj dhe llogaritë që bëjnë ata, ose edhe me e rëndësishmja, lidhja emocionale që shoqëria shqiptare ka në raport me paranë pa shifër të caktuar, thjesht si monedhë, si diçka në posedim. Shqipëria duke ardhur nga një periudhë e sistemit komunist shtetëror, dhe në një tranzicion të gjatë nga ai sistem në këtë të sotmin, të quajtur demokratik.

photo-1439402702863-6434b61e6392

Ka kaluar në shumë drama në tregun e punës dhe mirëqenia sociale është e ulët edhe sot e kësaj dite. Kur shoqëria kalon periudha ndryshimesh të vazhdueshme politikash, ndryshime të vazhdueshme sistemi shkollimi, duke përfshirë edhe tarifat e shkollimit që ndryshojnë shumë shpesh, ta lëmë anash shifrën që arrin një vit akademik në universitet, tregun e ushqimeve në çmime jo të qëndrueshme, ndoshta ka ndikuar në perceptimin e parasë në një mënyrë më të theksuar ndjeshmërie.

Nga përvoja ime e parë, nga një vështrim i imi i thjeshtë, jo nga ndonjë studim i thellë, më ka rënë në sy disa elemente që më kanë ngjallur mendimin se përse ata grupe të caktuar njerëzish e shohin paranë si gjënë më emocionale të mundshme të një njeriu.

Jo se paraja nuk është e rëndësishme për jetën e çdokujt, sepse ky është rregulli që shoqëritë e botës e kanë vendosur për të pasur gjithmonë një cikël zhvillimi. Por kur emocionalisht bëhet pengesë për veprime të ndryshme gjatë jetës, mendoj se në syrin tim duket si diçka jo normale.

P.sh: format e reagimit më të shpeshta janë kur njerëzit blen një gjë në dyqan, ata zgjedhin të blejnë një artikull sipas çmimit të tij, nga më e lira dhe nëse i thua se “mua më pëlqen ai lloj i ushqimit që blej në dyqanet ushqimore”, do të marrësh një përgjigje si: “Eh, po ajo kushton katërqind lekë”. Apo edhe raste më të rënda, të marrjes mbrapsht të asaj që dikur ishte e tyre dhe ua kishin dhënë për borxh miqve apo të afërmeve të tyre. Më ka rastisur të dëgjojmë, bashkë me një mike timen, në parkun e liqenit të qytetit të Tiranës, kur një burrë po i kërkonte në kthim një mikut të tij shtatëmijë lekë të rinj, sepse përndryshe do t’i ndodhnin gjëra të këqija, sharje që nuk dua dhe s’mundem t’i shkruaj për etikë të shkrimit. Kjo për mua dhe miken time ishte një sjellje anormale kundrejt një reagimi më të butë që mund ta perceptoja unë apo mikja ime për paranë si vlerë, dhe gjendjen në të cilën do të ndodhej në një moment dikush nga njerëzit e njohur. Apo edhe si në rastin e parë, nuk do të blija një artikull nga çmimi që ka ai, por nga ajo çfarë më pëlqen, sigurisht brenda mundësisë financiare që unë apo kushdo  tjetër ka.

Personalisht kam një perceptim ndryshe nga shumë njerëz për paranë dhe vlerën materiale. Paranë e shoh si një mashë, e cila më ndihmon të kap gjëra të cilat pa plotësinë shpirtërore janë të mangëta. E shoh si një urë, mjet komunikimi me jetën “normale”, që në fakt shoqëritë me mirëqenie sociale të fuqishme e kanë.

Shqipëria është rast tjetër, sepse edhe nëse marrim parasysh pagën mesatare është në shumën njëzetë e pesë mijë lekë të rinj, që në kursin e tanishëm të valutës evropiane €uro, në vlerën e dyqind eurove, është normale të masësh çdo cent nga paga, për gjërat që do shpenzosh gjatë muajit.

Shumë raste që kam pasur mundësinë t’i shoh përgjatë edicionit të kaluar të emisionit të zonjës Eni Çobani, në televizionin Klan, rubrika ” Shihemi në Gjyq” (disa më thonë se janë raste me skenar, s’ka asgjë të vërtetë veç show), njerëz të cilët vlerësojnë më shumë pasurinë dhe marrjen e pjesës, e cila u takon nga pasuria e familjes në rast përpjesëtimi të saj. Në rregull është me zbatimin e të drejtës së secilit mbi pronën dhe pasurinë, por para së gjithash do të vlerësoja/do të duhej vlerësuar nga të gjithë, lidhjen që ata njerëz kanë mes vete. Lufta për të qenë në pushtet dhe për të pasur para, në Shqipëri është shumë e theksuar. Paraja shpeshherë blen dhe marrëdhënien njerëzore…

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top