Në fokus

October 17, 2019 | 8:10

Lindja e fëmijëve ndryshon trupin dhe trurin e babait

Regjimi dhe lëkundjet hormonale, stresi dhe dhjetëra ndryshime të papritura të trupit – kjo është ajo që shtatzënia dhe lindja e fëmijëve sjellin në jetën e një gruaje. Besohet se baballarët mbesin të pa ndikuar, sepse ata nuk mbajnë fëmijë dhe nuk lindin. Megjithatë studimet e fundit treguan që burrat pësojnë gjithashtu ndryshime hormonale, neurologjike dhe të sjelljes kur ata mirëpresin në jetë fëmijët e tyre.

Ja cilat ndryshime kalojnë trupat dhe mendjet mashkullore gjatë shtatzënisë së partneres të tyre dhe pas lindjes së fëmijës:

  • Niveli i testosteronit duket se bie.

Testosteroni është një hormon “mashkull” që është përgjegjës për zhvillimin e funksioneve riprodhuese mashkullore dhe motivimin e burrave për të gjetur partnerë. Studimet kanë treguar që burrat me nivele më të larta të testosteronit ka të ngjarë të jenë më tërheqës për gratë. Sidoqoftë, duket se nivelet e testosteronit tek baballarët e rinj mund të zbres deri në 34%. Shkencëtarët besojnë se kjo mund të shpjegohet me faktin se burrat që janë bërë me fëmijë zhvendosin vëmendjen e tyre drejt familjes dhe i rezistojnë dëshirës për të kërkuar një partner tjetër. Për më tepër, sa më i ulët të jetë niveli i testosteronit tek një baba të ri, aq më i gatshëm është ai të kujdeset për një fëmijë dhe bën punë shtëpiake të lidhura me fëmijën.

  • Nivelet e oksitocinës mund të rriten.

Shkencëtarët studiuan lidhjen midis përfshirjes së një babai të ri në aktivitetet e rritjes së fëmijëve me nivelin e tyre të hormoneve dhe arritën në një përfundim interesant. Baballarët që luanin aktivisht me fëmijët e tyre kishin nivele më të larta të oksitocinës në gjakun e tyre në krahasim me ata që ishin më pak të përfshirë. Oksitocina është një hormon që është përgjegjës për relaksimin, dashurinë, ndjenjat pozitive dhe lidhjen e fortë mes njerëzve dhe natyrisht rritet në nënat e reja gjatë dhe pas lindjes së fëmijëve.

  • Gjithashtu truri i baballarëve të rinj ka të ngjarë të ndryshojë.

Studimet e M.R.I. së 16 baballarëve të ardhshëm treguan një gjë mjaft interesante: trutë e tyre demonstruan të njëjtat ndryshime si ato tek nënat e reja. Zonat e trurit të lidhura me lidhjen, empatinë dhe aftësinë për të komunikuar me një fëmijë kishin më shumë lëndë gri dhe të bardha midis 12 dhe 16 javëve të shtatzënisë sesa në fillim. Shkencëtarët besojnë se këto ndryshime strukturore të trurit demonstrojnë mënyrën se si baballarët duhet të zhvillojnë aftësitë e nevojshme të prindërimit gjatë rrjedhës së shtatzënisë së partneres së tyre. Mjekët besojnë se në këtë mënyrë, truri i babit përpiqet të sigurojë lidhje me fëmijën edhe pse nuk mbajnë fëmijë dhe nuk lindin.

  • Burrat mund të përjetojnë depresion pas lindjes.

Depresioni pas lindjes është një çrregullim i humorit i shkaktuar nga shtatzënia dhe lindja e fëmijëve dhe zakonisht përfshin trishtim, mungesë shprese, ankth dhe nervozizëm. Studiuesit besojnë se depresioni pas lindjes nuk është vetëm një çështje femërore që prek nënat e reja. Studimet tregojnë se rreth 10% e burrave përjetojnë gjithashtu depresion pas lindjes. Ky mund të shkaktohet nga niveli më i ulët i testosteronit tek baballarët e rinj që përshkruam më lart. “Testosteroni i ulët mund të kontribuojë në ndjenjat e letargjisë dhe mosinteresimit në aktivitete normalisht të këndshme që karakterizojnë depresionin,” shkruan Darby Saxbe, një Asistent Profesor i Psikologjisë nga Universiteti i Kalifornisë Jugore.

Është interesante që gratë, partnerët e të cilave kanë nivele më të ulëta të testosteronit pas lindjes së fëmijëve kanë më pak simptoma të depresionit pas lindjes. Pse mund të ishte kështu? Rezulton se partnerët me testosteron të ulët duket se janë më shumë të përfshirë në marrëdhënie dhe tregojnë më shumë mbështetje emocionale ndaj partnerëve të tyre femra, gjë që nga ana tjetër ul shanset e tyre për depresion.

 

Burimi / https://brightside.me

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top