Aktualitet

December 20, 2022 | 9:10

Lindja e parë në botë nga një nënë e diagnostikuar me një sëmundje të rrallë: “Njerëzit do dyshojnë për ty… por ju mos e humbni shpresën”

Një nënë me një sëmundje të rrallë ku vetëm 50 njerëz në botë e mbartin atë, ka sjellë në jetë për herë të fëmijën e saj të quajtur Dua.

Hira Ahmad, nga Wandsworth në Londër, vuan nga sindromën Bruck, që do të thotë se ajo ka kocka të brishta, rritje të kufizuar dhe gjatë gjithë kohës ajo është e detyruar të përdorë një karrike me rrota. 28-vjeçarja, e cila u rrit duke pasur thyerje kockash rregullisht, çohej në spital çdo tre muaj. Derisa ajo vendosi që të tregonte historinë e saj për të qenë një shpresë frymëzimi për gratë e tjera të cilat ishin në të njëjtën gjendje si ajo.

Për mediat vendase ajo tregoi momentet e vështira  që ka kaluar, duke veçuar paragjykimet që i bënin të tjerët për faktin se ajo nuk do të mund të bëhej kurrë nënë.

“Njerëzit dyshojnë për ty… do të thonë ‘nuk do të mund të bësh një fëmijë, do të jetë shumë e vështirë për ty. Por unë thjesht dua të them se sido që të ndodhë, mos e humbni shpresën tuaj” duke shtuar se: “Dua që vajza ime të shkojë atje dhe t’u shpjegojë njerëzve se nëna ime është dikush që ka sindromën Bruck dhe është përdoruese e karriges me rrota me kohë të plotë, ajo ka kocka të brishta, por ajo gjithsesi arriti të më lindë në mënyrën më të sigurt.”

Zonja Ahmad, një oficere sigurimesh në Këshillin Wandsworth, iu nënshtrua testeve të fetusit për të kontrolluar nëse vajza e saj Dua do të kishte gjithashtu sëmundje të kockave të brishta.

Kur mjekët i thanë se foshnja nuk do të trashëgonte gjendjen ajo u shpreh: “Unë kisha lot lumturie në sytë e mi”.

Mjekët zhvilluan një provë të simuluar në ekran përpara lindjes për të zbuluar se si zonja Ahmad duhet të pozicionohet gjatë lindjes për të shmangur thyerjen e ndonjë kocke.

Për shkak të operacionit të mëparshëm për skoliozën, i cili përfshinte një shufër metalike që përdorej për të drejtuar shtyllën kurrizore për të lehtësuar presionin në zemrën e saj, ajo lindi me prerje cezariane nën anestezi të përgjithshme.

Ahmed filloi lindjen papritur herët në javën e 36-të, por pasi u dërgua me urgjencë në spital, lindja ishte e suksesshme dhe vajza e saj Dua lindi pa komplikime.

“Kujdesi për një të porsalindur ka qenë i vështirë”, tha ajo.

“Në fillim ishte shumë e vështirë… të mbaje një fëmijë të vogël dhe të shtysh në një karrige me rrota nga një dhomë në tjetrën”, tha ajo.

“Unë nuk mund ta bëja vetë sigurisht… Unë duhet të kem ndihmën e burrit tim ose ndihmën e nënës sime gjithmonë pranë meje që të jem në gjendje të plotësoj nevojat e saj.”

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top