Lindsay Lohan ka deklaruar se është e hapur ndaj islamit. Këto deklarata ajo i ka bërë për The Sun pas thashethemeve kur atë e kishin kapur me një Kur’an në duar. “Unë jam një person shumë shpirtëror dhe i hapur për të mësuar” është shprehur aktorja. Aktorja amerikane ndezi polemika kur ajo u fotografua teksa mbante një Kur’an në ditën e parë të shërbimit të saj në komunitet, në një qendër për fëmijë në Nju Jork. Duke folur pas kohësh për herë të parë me fotografët, Lindsay konfirmoi se ishte duke studiuar fenë. “Amerika e ka portretizuar mbajtjen e një Kur’ani në mënyra të ndryshme për atë që në fakt është. Ne të gjithë besojmë në diçka dhe e gjitha lidhet me një Zot apo një udhëheqës shpirtëror”, shtoi Lohan. Imazhet nxitën spekulime në mbarë botën, ku aktorja e lindur katolike kishte menduar të konvertohej në fenë islame, por ajo zgjodhi të heshtë lidhur me këtë çështje, pas titujve të mediave vitin e kaluar.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.