Rreth 3 mijë raste dhune të denoncuara vetëm përgjatë vitit të kaluar. Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi vizitoi dje ambientet ku merren telefonatat nga e gjithë Shqipëria, që duan të këshillohen apo denoncojnë dhunën në familje, që kërkojnë asistencë sociale, psikologjike apo juridike.
Klosi theksoi se “kjo linjë këshillimi, e ofruar falas, që funksionon 24 orë në çdo ditë të javës, është një hallkë shumë e rëndësishme e fushatës për këtë vit, me moton ‘Unë zgjedh të jetoj pa dhunë’. Jo vetëm gra, por edhe djem dhe burra, të cilët ndjejnë që në familje ka probleme të momenteve të vështira që mund të marrin dhe të këshillohen në një numër falas, ku u ruhet diskrecioni, që është numri 116 117, numri i Linjës së Këshillimit, shtoi ministri.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.