Dëshmi

February 12, 2020 | 9:25

Lionel Messi nuk bën mrekulli vetëm në fushë, por edhe në jetë. Ai po ndërton qendrën më të madhe në Evropë, për luftën kundër kancerit të fëmijëve

Qendra më e madhe evropiane për kancerin e fëmijëve, po ndërtohet falë mbështetjes së Fondacionit Leo Messi dhe që do të fillojë të funksionojë brenda këtij viti.

Lionel Messi është një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit por ai gjithashtu veçohet për gjestet e tij të solidaritetit dhe afërsisë me ata që vuajnë, veçanërisht fëmijët. Përmes fondacionit që mban emrin e tij, kampioni argjentinas ka mbledhur mbi 30 milion euro, të cilat do t’i investojë për ndërtimin e qendrës më të madhe në Evropë të trajtimit të kancerit pediatrik.

Spitali i ri do të ndërtohet në Barcelonë dhe do të jetë një qendër e specializuar që do të bëjë kërkime për të mposhtur sëmundjen, por që padyshim që do të merret edhe me trajtimin pacientëve. Messi, përveç dhurimit personal dhe mbledhjes së fondeve përmes fondacionit, ka përdorur imazhin e tij për të promovuar fushatën reklamuese të projektit.

Kostoja për ndërtimin e qendrës së re është padyshim shumë e lartë dhe të gjithë, jo vetëm kompanitë dhe institucionet por edhe qytetarët kanë kërkuar të bashkëpunojnë. Në këtë drejtim, është nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve me hashtagun #paralosvalientes (për trimat) i cili ka tejkaluar një milion euro.

Projekti synon gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin e shoqërisë për kancerin, një e keqe e përhapur që fatkeqësisht prek edhe fëmijët, të cilët janë të detyruar të luftojnë çdo ditë si luftëtarë të vërtetë me shpresën për tu kuruar.

Gjesti i fëmijëve që vënë dy gishtërinj nën sy simbolizon luftën kundër kancerit dhe shpresojmë që kjo qendër e re, të jetë në gjendje ta mposhtë vërtet.

 

Burimi / https://www.amoredimamma.net/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top