Lifestyle

May 30, 2017 | 12:57

Liqeni i mrekullueshëm Carezza dhe legjenda e ylberit

Lago di Carezza  është një liqen i mrekullueshëm malor që gjendet në Dolomite, në Tirolin Jugor, në Itali. Banorët ndërkaq, këtë liqen e quajnë “Lec de ergobando”, që në përkthim do të thotë “Liqeni i ylberit”.

1

Këtë emër, ky liqen e ka marrë për shkak të spektrit të ngjyrave që mund të shihet në ujin e tij, si dhe për shkak të legjendës për nimfën nga Carezza.

Sipas legjendës shumë kohë më parë, nimfa e bukur e ujit jetonte në këtë liqen të virgjër, të cilin e quante shtëpi të saj.

2

Një ditë, teksa po bënte flokët gërsheta në bregun e liqenit dhe këndonte e qetë, atë e kishte dëgjuar magjistrari nga Masara. I dashuruar, ai u kishte kërkuar ndihmë shtrigave për ta fituar zemrën e nimfës.

Shtrigat e kishin këshilluar magjistarin që të maskohej si tregtar i stolive dhe të krijonte një ylber të madh përgjatë liqenit. Fatkeqësisht, magjistari kishte harruar të maskohej si tregtar stolish, kështu që nimfa e kishte zbuluar planin e tij, edhe pse ishte mrekulluar me ylberin.

3

Magjistari, i hidhëruar shumë me dështimin e planit, e kishte kapur ylberin prej qiellit, e kishte thyer atë copë e grimë, dhe e kishte hedhur në këtë liqen bashkë me stolitë.

Sipas legjendës, këto copëza të ylberit dhe margaritarët që i kishte hedhur magjistari në këtë liqen, shkëlqejnë edhe në ditët e sotme.

Edhe pse i gjithë rrëfimi është veç një legjëndë banorët lokalë edhe më tutje këtë liqen e quajnë Liqeni i ylberit, ndërsa këtë tregim e përcjellin në vazhdimësi tek brezat e rinj.

4

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top