Rritja dhe edukimi i keq, kultivojnë te fëmija, frikën e njeriut nga njeriu. Rritja dhe edukimi i keq, e gjymton njeriun në tre drejtime: seksualitet, përgjegjshmëri dhe pavarësi. Pra, prekin direkt potencialin njerëzor të çdo individi.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre
Njerëzorja nuk lind me njeriun ajo mësohet dhe zhvillohet nëpërmjet edukimit. Për këtë arsye edukimi ka një rol vendimtar në jetën e një individi dhe një shoqërie. Rritja dhe edukimi i keq, frenon pikërisht aftësinë autentike të njeriut drejt vetes dhe së ardhmes.
Rritja dhe edukimi i keq, është një dukuri, që haset në të gjitha shtresat e shoqërisë, konfirmojnë specialistët, duke filluar nga neuroshkencëtarët, linguistët, psikologët, pediatrit dhe edukatorët.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.