Këshilla & Arsye

August 22, 2018 | 10:28

Lira Gjika: Kujdes me sjelljet! Fëmijët e mësojnë të mirën dhe të keqen nga të rriturit

Kur të rriturit nuk tregojnë asnjë kujdes për etikën e të shprehurit dhe të sjellurit dhe nuk arrijnë të bëjnë diferencën ndërmjet një veprimi të fëmijës me fëmijën, i rrituri, kushdo qoftë, nuk është më simbol i besueshmërisë, por ushqyes i frikës.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Është veprimi që duhet ndëshkuar dhe jo fëmija. Janë këto dy probleme madhore te të rriturit, mungesa e etikës dhe ndëshkimi i fëmijës dhe jo i veprimit, që mbajnë gjallë këtë qark vicioz që shoqërohen me padurimin dhe përtesën e të rriturit. Kështu, kemi fëmijë të bezdisur që nuk rrinë të qetë, që grisin libra dhe prishin lodra dhe që kanë lojë të preferuar zënkat dhe kush është më i forti.

Të rritur, prindër, kini kujdes si silleni dhe çfarë flisni, sepse fëmijët te ju i kanë sytë dhe veshët. Të mirën dhe te keqen ua kultivojmë ne, të rriturit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top